Deliu: Në këto zgjedhje, zgjedhja është më e qartë se kurrë, stabilitet

Kandidatja për deputete e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se derisa të tjerët, e veçanërisht kryeministri në detyrë, vazhdojnë me gjuhë përçarëse dhe sulme, duke thelluar ndarjet në shoqëri, Bedri Hamza përfaqëson krejt tjetër qasje: maturi, seriozitet, bashkëpunim, përgjegjësi dhe punë.

“Prandaj, në këto zgjedhje zgjedhja është më e qartë se kurrë: stabilitet dhe jetë më e mirë për qytetarët, apo vazhdim i bllokadave, izolimit dhe përkeqësimit të jetës. Koha për shtetin dhe qytetarët!”, ka shkruar në “Facebook” Deliu.