Bullgaria fiton Eurovisionin me votat e audiencës, Shqipëria renditet në vendin e 13-të

“Eurovision 2026” u vulos këtë edicion të 70-me fituesin e radhës që është Bullgaria.

Shqipëria, e cila nën përfaqësimin e Alis Kallaçit me këngën “Nan”, arriti të siguronte finalen arriti të grumbullonte 60 pikë nga përfaqësuesit profesionistë të 25 vendeve finaliste.

Ndërkohë nga vota e publikut ai arriti të merrte 85 pikë.

Portugalia ishte ajo e cila i dha Shqipërisë pikët maksimale, pra e votoi me 12 pikë.

Ndërkohë që vendi fqinj, Mali i Zi i dha vendit tonë 10 pikë.

Nga ana tjetër, Shqipëria vendosi t’ia jepte 12 pikëshin e saj Italisë, por kjo e fundit nuk na dha asnjë pikë.

Greqia nga ana tjetër e votoi vendin tonë me vetëm 1 pikë. /tch