“Ballet2000” i kushton artikull Baletit Kombëtar të Kosovës dhe “Carmina Burana”
Baleti Kombëtar i Kosovës është prezantuar në revistën ndërkombëtare “Ballet2000”, një nga publikimet më të njohura në fushën e baletit dhe artit koreografik.
Artikulli i kushtohet produksionit “Carmina Burana”, me koreografi të Toni Candeloro, si dhe turneut të Baletit Kombëtar të Kosovës në El Salvador dhe Kolumbi.
Në këtë publikim është vënë në pah aktiviteti ndërkombëtar i institucionit dhe prezantimi i artit dhe kulturës së Kosovës para publikut në Amerikën Qendrore dhe Latine.
Përfaqësuesit e Baletit Kombëtar të Kosovës kanë shprehur mirënjohje për vlerësimin dhe hapësirën e dhënë në një revistë me prestigj të lartë ndërkombëtar në botën e baletit bashkëkohor. /kultplus