Kurti thirrje mërgatës: Regjistrohuni për të votuar, pas afatit s’do keni më të drejtë [video]
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një video-adresimi, i është drejtuar mërgatës ku i ka kërkuar që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit.
Kurti, ka theksuar se afati për regjistrim përfundon nesër, dhe në rast të mosregjistrimit, mërgata s’mund të votojë.
‘’Të dashur bashkëatdhetarë, nesër përfundon afati për regjistrim për votim nga mërgata. Të gjithë ju që nuk do të keni mundësi të jenë fizikisht në Kosovë me 7 qershor, bëjeni regjistrimin për votim sot ose nesër. Pas këtij afati nuk do të mund të ushtroni të drejtën tuaj për votim. Le të bashkohemi të gjithë për shtetin e ta bëjmë edhe më të madhe fitoren e 7 qershorit’’, ka thënë Kurti.