Hadergjonaj shkëlqen në Turqi, bëhet pjesë e formacionet të sezonit

Paraqitjet mbresëlënëse të Florent Hadergjonaj gjatë këtij sezoni me Alanyaspor janë vlerësuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mbrojtësi kosovar është përfshirë në formacionin e vitit të Super Ligës, pas një sezoni të jashtëzakonshëm në elitën e futbollit turk.

Hadergjonaj ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Alanyaspor gjatë këtij edicioni, duke treguar stabilitet në repartin defensiv dhe kontribut të madh edhe në fazën sulmuese.

Ylli i Kombëtares së Kosovës zhvilloi 28 ndeshje në kampionat turk, ku realizoi 6 gola dhe dhuroi 8 asistime, statistika që konsiderohen të jashtëzakonshme për një mbrojtës.

Forma e tij e lartë ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive dhe tifozëve në Turqi, ndërsa përfshirja në ekipin më të mirë të sezonit shihet si një tjetër sukses i madh në karrierën e futbollistit kosovar.