Depresioni i kaluar rrit nevojën për monitorim të kujdesshëm, thonë ekspertët

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit me funksion më të mirë të trurit mund të kenë rrezik më të lartë për rikthimin e depresionit, një rezultat që ka habitur studiuesit. Deri më tani besohej se problemet me kujtesën dhe përqendrimin, të njohura shpesh si “mjegulla mendore”, rrisnin mundësinë e rikthimit të depresionit, por gjetjet e fundit tregojnë një pamje më komplekse.

Hulumtimi përfshiu rreth 1,900 persona në Mbretërinë e Bashkuar me histori depresioni dhe një grup tjetër njerëzish që nuk kishin përjetuar kurrë depresion. Pjesëmarrësit iu nënshtruan testeve njohëse dhe skanimeve të trurit për të vlerësuar kujtesën, vëmendjen dhe funksionet e tjera mendore.

Rezultatet treguan se personat që kishin kaluar më parë depresion kishin pothuajse trefish më shumë gjasa të përjetonin rikthim të simptomave krahasuar me ata që hasnin depresionin për herë të parë, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, studiuesit zbuluan se individët me rezultate më të mira në testet njohëse kishin më shumë gjasa të përjetonin një episod të ri depresiv.

Në anën tjetër, tek personat që nuk kishin histori depresioni, rezultatet më të dobëta në testet e trurit lidhej me rrezik më të lartë për shfaqjen e depresionit për herë të parë.

Studiuesit mendojnë se njerëzit me funksion më të mirë njohës mund të jenë më të vetëdijshëm për simptomat e tyre dhe më të aftë t’i identifikojnë ato.

Ekspertët theksojnë se marrëdhënia mes depresionit dhe funksionit të trurit është më e ndërlikuar sesa mendohej më parë.

Ata sugjerojnë se monitorimi i shëndetit mendor dhe ndërhyrja e hershme mbeten thelbësore, sidomos për personat që kanë kaluar më parë depresion. /Gazeta Shneta