Lushtaku: Krejt kjo është politikë, Kurti viktimizohet përmes aksioneve të tilla
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, pas intervistimit në Stacionin Policor në Skenderaj, ka thënë se “krejt kjo është politikë” e se “Albin Kurti don të viktimizohet përmes aksioneve të tilla“.
“Krejt kjo që ka ndodhë është politikë. Albin Kurti don që përmes aksioneve të tilla të viktimizohet”, ka thënë Lushtaku.
Ai u intervistua lidhur me lidhur me sulmin ndaj zëvendësministrit të Financave Hysni Mehani, njëherësh kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, si dhe aktivistit të kësaj partie, Bahri Zabeli./EO