Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit Alush Gashi
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka shprehur pikëllim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Shëndetësisë, Prof. Dr. Alush Gashi.
Në një reagim zyrtar, Ministria ka theksuar se në këto momente të vështira u shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Gashi, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.
Sipas njoftimit, Alush Gashi do të kujtohet me respekt për kontributin e tij në sistemin shëndetësor të Kosovës dhe në edukimin e brezave të mjekëve.
Ministria ka përfunduar reagimin duke thënë: “Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.”