Deschamps finalizon listën me 26 lojtarë për Botërorin 2026

Trajneri i Didier Deschamps ka finalizuar listën me 26 lojtarët që do të përfaqësojnë Francën në Kupën e Botës 2026, event që nis me 11 qershor.

Franca pritet të udhëtojë me një skuadër të balancuar, e përbërë nga talente të rinj premtues dhe lojtarë me përvojë të madhe në nivelet më të larta të futbollit evropian dhe botëror.

Skuadra e “Les Bleus” vjen në këtë turne me pritshmëri të larta, falë cilësisë në çdo repart dhe thellësisë së madhe të grupit, duke u konsideruar sërish një nga kombëtaret më të forta në garë.

Me një përzierje të lojtarëve me eksperiencë dhe yjeve të rinj që po shkëlqejnë në futbollin evropian, Franca shihet si një prej pretendenteve kryesore për trofeun e madh.

Kujtojmë së Botërori 2026 do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.