Një fëmijë goditet nga vetura në Pejë, dërgohet për trajtim mjekësor

Një fëmijë ka mbetur i lënduar në Pejë gjatë ditës së djeshme, pasi u godit nga një veturë.

Policia ka njoftuar se ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, raporton Zeri.info.

“Sot rreth orës 18:00 Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën ‘Jeton Dedushaj’ në Pejë, në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, ka thënë Rugova.