Vjedhje e rëndë në Obiliq, arrestohen tre të dyshuar

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku viktima mashkull ka raportuar se i janë vjedhur një shumë parash, të cilat i kishte pasur të kursyera dhe të ruajtura në një kasafortë.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur më datën 12 maj, rreth orës 06:00-11:40.

Raporti shton se janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është nën hetime.

“Fsh. Mazgit, Obiliq 12.05.2026 – 06:00-11:40. Viktima mashkull kosovar raporton se i janë vjedhur një shumë parash, të cilat viktima i kishte pasur të kursyera dhe të ruajtura në një kasafortë. Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor. /Zëri