Dashuria vazhdon edhe jashtë Fermës, Fabjola dhe Adioni shfaqen të lumtur në Gjakovë

Ferma VIP duket se ka sjellë më shumë sesa vetëm debate dhe dinamika të forta për Fabjolën dhe Adionin.

Dyshja, që u njohën brenda fermës, kanë vazhduar lidhjen edhe jashtë spektaklit dhe së fundmi kanë treguar se po kalojnë kohë së bashku në Gjakova, vendlindja e Adionit.

Në fotografinë e publikuar, çifti shfaqet shumë i afërt dhe i lumtur pranë njëri-tjetrit.

Fabjola duket elegante me një fustan të gjatë të bardhë me detaje romantike, ndërsa Adioni ka zgjedhur një stil më të thjeshtë.

Të dy shfaqen të buzëqeshur, duke lënë të kuptohet se raporti i tyre po shkon shumë mirë edhe larg kamerave.

Rrugëtimi i tyre në Ferma VIP nuk ishte aspak i qetë. Adioni u largua nga formati pas një televotimi kokë më kokë me Mozën, pas debatit të fortë ku kishte përdorur fjalë të papranueshme ndaj saj.

Edhe Fabjola pati një dalje të bujshme nga ferma, pasi u vendos në televotim të veçantë për shkak të ofendimit ndaj Arbana Osmanit dhe incidentit ku goditi Bujakën me kanaçe.

Megjithatë, pavarësisht polemikave dhe largimeve jo të mira nga spektakli, duket se Fabjola dhe Adioni kanë gjetur lumturinë pranë njëri-tjetrit jashtë fermës. /telegrafi/