Beqa: Incidenti i sotëm në Skenderaj me skenar të Kurtit
Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se ato çfarë shkruan Hysni Mehani në profilin e tij në ‘facebook’, janë nxitje edhe për “luftë qytetare”.
Sipas Beqës, Mehani nuk ia ka fare idenë se çfarë shkruan.
“Me e pa këto çka shkrun në ‘facebook’, ky nxit për luftë qytetare”, ka thënë Bëqa.
“Jam i bindur që kjo ka ndodhur me skenar të Albin Kurtit”, ka thënë ai në t7.