Konjufca falënderon ambasadorin australian për kontributin në raportet Kosovë–Australi

Zëvendëskryeministri i Parë në detyrë dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim përshëndetës me Ambasadorin jorezident të Australisë për Republikën e Kosovës, Sh. T. Richard Rodgers, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

MPJD-ja përmes njoftimit ka bërë të ditur se gjatë takimit, Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Rodgers për angazhimin dhe kontributin e dhënë në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Australisë.

Tutje bëhet e ditur se është riafirmuar gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. /Zëri