Shpallet në kërkim një i dyshuar për vjedhje në Drenas [foto]
Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Drenas, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar.
Sipas njoftimit në Facebook, Policia ka shpërndarë edhe fotografi të personit në fjalë, duke bërë të ditur se ai kërkohet në lidhje me veprën penale “Vjedhje”.
“Personi i dyshuar është shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast se posedojnë informata që mund të ndihmojnë në identifikimin ose lokalizimin e të dyshuarit, të kontaktojnë organet kompetente përmes numrave dhe adresave zyrtare të publikuara në njoftim.