Valencia interesohet për Aro Muriç

Valencia po monitoron situatën e portierit kosovar Arijanet Muric. Sipas raportimeve nga mediumi spanjoll SER Deportivos Valencia, klubi nga La Liga ka shfaqur interesim për gjendjen kontraktuale të gardianit të Ipswich Town.

Portieri i Kombëtares së Kosovës është pjesë e Ipswich Town, skuadër e cila së fundmi siguroi rikthimin në Premierligë.

Megjithatë, Muric sezonin e fundit e kaloi në formë huazimi te Sassuolo në futbollin italian.

Interesimi i Valencias vjen në një kohë kur klubi spanjoll po kërkon alternativa për repartin e portës para sezonit të ri.

Muric shihet si një portier me eksperiencë ndërkombëtare dhe me potencial për të konkurruar në nivel të lartë.

Mbetet të shihet nëse Valencia do të avancojë bisedimet me Ipswich Town për transferimin e reprezentuesit kosovar gjatë afatit kalimtar veror.