Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësirat të shpërndara, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende mund të shoqërohen edhe me riga shiu.

Temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të lëvizin ndërmjet 4 e 6 gradë celsius, kurse maksimalet do të arrijnë në 15 e 18 gradë celsius.

Era kryesisht do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: