Nis Eurovision Song Contest 2026
Ka nisur edicioni i 70-të i Festivalit të Këngës në Eurovision, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Evropë, ku vende të ndryshme garojnë për të fituar trofeun e madh.
Në natën e parë të garës deri tani kanë performuar Moldavia, Suedia dhe Kroacia, duke sjellë shfaqje të ndryshme skenike dhe muzikore që kanë hapur zyrtarisht kompeticionin.
Atmosfera në skenën e Eurovisionit është e zjarrtë, ndërsa artistët po kërkojnë të sigurojnë një vend në finalen e madhe të këtij edicioni jubilar.
Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga Alisi me këngën “Nan”.
Ai do të ngjitet në skenë të enjten, duke performuar me numrin 13, një dalje që pritet me interes nga publiku shqiptar dhe ndërkombëtar. /telegrafi/