I dënuari për trafikim armësh transferohet nga Shqipëria në Kosovë për vuajtjen e dënimit të mbetur

Policia e Kosovës, përmes njoftimit ka bërë të ditur se është nga Shqipëria për në Kosovës, është transferuar një person, i cili është i dënuar ‘trafikim i armëve dhe municionit në bashkëpunim’.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se R.F, i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 3 vjet e 9 muaj burgim dhe 28 ditë burgim, pasi që një pjesë të dënimit e ka vuajtur në shtetin e Shqipërisë, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Transferohet një i dënuar nga Shqipëria për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një (1) transferim të një të dënuari nga Shqipëria për në Kosovë.

Me datën 12.05.2026 është transferuar nga Shqipëria për në Kosovë, shtetasi i Kosovës R. F.  i dënuar në shtetin e Shqipërisë për veprën penale: ‘trafikim i armëve dhe municionit në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 287/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ku i njëjti pas transferimit, i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 3 vjet e 9 muaj burgim dhe 28 ditë burgim, pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në shtetin shqiptar. Transferimi u realizua përmes pikës kufitare Vërmicë nën masa të rrepta të sigurisë.

Transferimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.