Haxhiu kujton heroin Agron Rrahmani: Ishte luftëtar i guximshëm dhe organizator ushtarak në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka kujtuar heroin e kombit Agron Rrahmanin në 27-vjetorin e rënies së tij.

Haxhiu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Rrahamani u dallua për veprimtari atdhetare.

Ajo tha se Agroni ishte luftëtar i guximshëm, si dhe njeri i organizimit ushtarak në qytet.

“Agron Rrahmani ishte luftëtar i guximshëm, por më shumë se kaq ishte edhe njeri i organizimit ushtarak në qytet. Para se të merrte drejtimin e njësitit ‘Rexhep Mala’ në Prishtinë, ai kishte marrë përsipër përgatitjen luftarake të anëtarëve të LKÇK-së dhe të vullnetarëve, si dhe kishte ndihmuar në ngritjen e qendrës stërvitore në Tiranë, ku u përgatitën mbi 300 vullnetarë”, shkroi Haxhiu.