Molliqaj: Po garojmë për ta kaluar pragun
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka deklaruar se në garën e 7 qershorit po hyjnë për kauza në Kuvend.
Para mediave ai shtoi se PSD-ja po garon për betejë, madje tha se partia e tij po garon për ta kaluar pragun.
“Po garojmë për betejë, për kauza në Kuvend. Duhet edhe të jemi të sinqertë me popullin. Ne jemi aktivistë, por s’jemi arrogantë e as naivë si të tjerët. Ne po garojmë për ta kaluar pragun, qytetari mundet me na votu edhe ma shumë”, tha ai.