Soni Malaj tronditet kur sheh lajmet për të derisa ndodhet në Ferma VIP: Janë të shpikura [video]

Romiri, Soni dhe Vanesa kanë pasur “Avantazhin e Breshkës”, ku kanë kërkuar të marrin informacione nga jashtë.

Kërkesat e tyre ishin të ndryshme.

Romiri ka dashur që të dijë më shumë rreth vajzës së tij dhe ecurisë së studimeve, teksa vajzat kanë kërkuar të dinë titujt e portaleve.

“Babi, për menaxhimin e artit e kisha live, për filmin ishte video call. Masteri i filmit më doli, jam pranuar, kurse menaxhimi i artit jo. Po pres edhe një konfirmim për bursën, besoj vjen nga mesi i majit. Unë nuk kam vendosur gjë akoma vetë, por po doli bursa unë besoj do e bëj masterin, por ka kohë për ta marrë vendimin përfundimtar”, thuhej në letrën që vajza i kishte dërguar Romirit.

“Isha në merak. Lajmet qenkan të mira dhe jam i qetë”, tha Romiri.

Fermeret nga ana tjetër duhet të zgjidhnin mes dy formave, të pyesnin Chat GPT ose të shihnin titujt e portaleve.

“E vlerësoj avantazhin. Kërkesën time e kam bërë në një pikë emocionale kur nuk më kishin ndodhur disa gjëra këtu brenda. Nëse marr ndonjë ndikim, pozitiv apo negativ, nuk e di sa mund të ndikojë në gjendjen time”, tha Vanesa, e cila kundërshtoi të shihte informacionet e saj.

Këngëtarja Soni Malaj zgjodhi titujt e portaleve, ku refuzoi të pranonte se ato që shkruheshin ishin të vërteta.

Ajo madje hodhi poshtë edhe një deklaratë të Jonidës të bërë në Ferma Club. Jonida tha se ajo është këngëtare festivalesh, ndërsa Soni në club-e.

Por kjo e fundit, renditi performancat e saj dhe pretendoi se deklaratat s’mund të ishin të vërteta.

“Unë jam mërzitur kur ka dalë Jonida dhe nuk bëj ironi. Nuk janë të vërteta fare nuk besoj që Jonida të ketë thënë nëpër club-e sepse unë kam bërë sheshin Skënderbej, koncerte recitale tek Pallati i Kongreseve, tek Amfiteatri etj. Nuk i besoj”, tha artistja. /telegrafi