Policia heton një rast vdekjeje në Shtërpcë – viktima u gjet pa shenja jete në shtëpi

Policia Rajonale e Ferizajt po heton një rast vdekjeje në Shtërpcë.

Zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli ka bërë të ditur se rreth orës 11:20, janë njoftuar për një rast në fshatin Biti e Epërme.

Në këtë fshat, brenda shtëpisë së tij u gjet viktima F.B 74 vjeçar, pa shenja jete.