Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion vazhdon të mbetet një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore në Kosovë.

Autoritetet po vazhdojnë kontrollet dhe masat ndëshkuese ndaj shoferëve që shkelin ligjin në trafik.

Sipas të dhënave të fundit nga Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 2.139 gjoba trafiku në nivel vendi.

Po ashtu, policia ka njoftuar se në këtë periudhë nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.

Megjithatë, gjatë së njëjtës kohë janë evidentuar 29 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 35 aksidente të tjera që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.