Fermerët hedhin qumështin në lum pas uljes së çmimit [foto]

Mbi 100 fermerë nga Lipjani, Komorani, Drenasi dhe Skenderaj kanë protestuar duke hedhur qumështin në lum, pasi sipas tyre, kompanitë grumbulluese ua kanë ulur çmimin e qumështit.

Fermerët thonë se çmimi është zbritur nga 45 cent në rreth 32-40 cent për litër, gjë që sipas tyre po ua vështirëson mbijetesën dhe mbulimin e shpenzimeve të prodhimit.