LVV-ja nis mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pa asnjë simbol të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme u caktuan më 7 qershor pasi Kuvendi dështoi të zgjidhte Presidentin e ri të vendit. VV pritet që në këtë mbledhje të nominoj kandidatin për Kryeministër.

Nga ajo që bie në sy, edhe pse kjo parti ka pushtetin në Kosovë, në këtë mbledhje nuk ka asnjë shenjë identifikuese të shtetësisë së Kosovës, përveç flamurit të Shqipërisë.