WhatsApp ju lejon tani t’i heshtni thirrjet nga numra të panjohur

Mes shqetësimit në rritje në lidhje me qendrat e thirrjeve dhe spam-in, WhatsApp po risjell në vëmendjen e përdoruesve veçorinë që u lejon atyre t’i heshtin thirrjet nga numra të panjohur.

“Këto thirrje nuk do të vijnë në telefonin tuaj, por do të jenë të dukshme në listën tuaj të thirrjeve në rast se janë dikush i rëndësishëm”, shpjegon platforma në një postim zyrtar.

Për të heshtur thirrjet nga numra të panjohur, ekziston një opsion i dedikuar që gjendet te Cilësimet, pastaj Privatësia dhe Thirrjet.

Ky opsion ju lejon të aktivizoni ose çaktivizoni veçorinë në varësi të preferencave tuaja personale.

WhatsApp gjithashtu u kujton përdoruesve seksionin e Kontrollit të Privatësisë, që gjendet gjithashtu te Cilësimet dhe Privatësia.

Pasi të zgjidhet, ju lejon të rishikoni nivelet e ndryshme të privatësisë të vendosura në aplikacion për të forcuar sigurinë e mesazheve, thirrjeve, informacionit personal dhe madje edhe aksesit tuaj të fundit në internet.

“Ju ndihmon të zgjidhni nivelin e duhur të mbrojtjes për ju, të gjitha në një vend”, shkruan kompania./atsh