Ulet çmimi i naftës për katër centë, benzina mbetet njëjtë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e derivateve për të shtunën.
Sipas këtij vendimi, nafta është liruar për katër centë krahasuar me dje. Pra, çmimi maksimal për naftën (dizel) është caktuar të jetë 1.63 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi i benzinës ka mbetur i njëjtë – 1.51 euro për litër.
E gazi ka rënë për një cent. Një litër gazë është 0.80 euro.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.