Kurti dhe Rizvanolli përurojnë projektin për renovimin e shkollave në Shtime
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë Artane Rizvanollin dhe përfaqësues të Komunës së Shtimes kanë përuruar projektin e renovimit të shkollave në kuadër të investimeve për efiçiencë të energjisë, raporton Ekonomia Online.
Gjatë ceremonisë së përurimit u theksua rëndësia e investimeve në infrastrukturën shkollore, me fokus në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe kursimin e energjisë.