Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së
Dy punëtorë shëndetësorë janë sulmuar sot në orët e mëngjesit në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lajmin për Tëvë1 e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
Sipas tij, të dy janë në gjendje të mirë pas trajtimit që kanë marrë dhe janë në shtëpitë e tyre.
“Dy punëtorë shëndetësorë janë sulmuar sot nga qentë endacakë. Njëri është doktor në Klinikën e Pediatrisë dhe tjera është punëtore shëndetësore në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja e tyre është stabile dhe janë lëshuar për në shtëpi”, ka thënë Syla.