Trumpi thotë se SHBA-ja po negocion me Iranin, pavarësisht shkëmbimit të zjarrit mes palëve
Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë negociatat me Iranin, pavarësisht se të dyja palët pretendojnë se kanë shkëmbyer zjarr në dhe rreth Ngushticës së Hormuzit.
Duke folur në Uashington, presidenti amerikan u mburr se SHBA-ja “e ka goditur fort” Iranin dhe përsëriti pretendimin e tij të mëhershëm se forcat amerikane kanë fundosur disa anije iraniane.
Sa u përket bisedimeve për paqe, lideri amerikan tha se Teherani dhe Uashingtoni ende po negociojnë, por pretendoi se Irani është “vërtet në fund të rrugës”, shkruan skynews.
“Plani është shumë i thjeshtë. Irani nuk mund të ketë armë bërthamore, nuk mund të ketë bombë bërthamore dhe nuk do ta ketë. Ata janë pajtuar me këtë, tani mbetet të shihet nëse janë të gatshëm ta nënshkruajnë”, pohoi ai.
Pavarësisht sulmeve në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi ka insistuar se armëpushimi mbetet në fuqi, por ka paralajmëruar se SHBA-ja do të godasë “shumë më ashpër” nëse Irani nuk nënshkruan një marrëveshje.
Ndryshe, Irani tashmë ka marrë një propozim të ri të amerikanëve për arritjen e paqes, të cilën po e analizon dhe së shpejti do të kthejë përgjigje.
Trump:
— Clash Report (@clashreport) May 8, 2026
If there’s no ceasefire, you’ll see one big glow coming out of Iran.pic.twitter.com/WEPBJhZgp8