“Doctor Honoris Causa”: Nderohet Müller, ndihmoi Kosovën në GJND
Universiteti publik i Gjilanit “Kadri Zeka” ka nderuar këtë të mërkurë akademikun dhe juristin e njohur gjerman, Daniel Müller, me çmimin e lartë “Doctor Honoris Causa”.
Gjatë ceremonisë solemne, rektori Artan Dermaku theksoi se ky titull është një mirënjohje institucionale për kontributin historik dhe juridik të Müller në proceset e shtetformimit të Kosovës gati dy dekada më parë.
I emocionuar, akademiku gjerman u shpreh se Kosova ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e tij profesionale dhe se ky nderim simbolizon lidhjen e tij të fortë me popullin kosovar, të ndërtuar mbi ligjin dhe miqësinë.
Ky është titulli i katërt i këtij lloji që ndan ky universitet, ndërsa ceremonia u përmbyll nën tingujt e këngëve të vjetra popullore. /klankosova