Netanyahu thotë se komandanti i Hezbollahut sulmoi vendbanimet dhe ushtarët izraelitë

Kryeministri Benjamin Netanyahu, ka njoftuar për sulme të reja izraelite që godasin Bejrutin, duke synuar një komandant të lartë të Hezbollahut, ka raportuar BBC.

Netanyahu thotë se ai dhe Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, urdhëruan ushtrinë e vendit “të godasin tani në Bejrut komandantin e Forcës Radwan në organizatën terroriste Hezbollah me qëllim neutralizimin e tij”.

Në një postim në mediat sociale, ai pretendon se forca Radwan ishte “përgjegjëse për të qëlluar në vendbanimet izraelite dhe për të dëmtuar ushtarët e IDF [Forcat Mbrojtëse të Izraelit]”.

Netanyahu tha se “krahu i gjatë i Izraelit do të arrijë çdo armik dhe vrasës”, duke shtuar; “kështu është bërë dhe kështu do të bëhet!”