Prangoset një 23-vjeçar në Shtime për sulm dhe dhunë në familje
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj (DRP-Ferizaj) ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për sulm dhe dhunë në familje në Shtime.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se më 6 maj 2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se kishte qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, më 5 maj 2026.
“Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se kishte qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, më 05.05.2026”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se i dyshuari, një mashkull 23-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Dhunë në Familje.
“I dyshuari, mashkull 23-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Dhunë në Familje”, thuhet më tej.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore”, bën të ditur DRP-Ferizaj.
Po ashtu, policia ka njoftuar se viktima është vendosur në një vend të sigurt. “Viktima është vendosur në një vend të sigurt”, thuhet në njoftimin e PK-së.