Izraeli synon të dobësojë Hezbollahun, gati për përshkallëzim ndaj Iranit
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, deklaroi nga jugu i Libani se Hezbollahu mbetet objektiv kyç i operacioneve ushtarake të Izraeli, ndërsa paralajmëroi edhe mundësinë e një sulmi të ri ndaj Iranit.
Gjatë një vizite tek trupat izraelite të vendosura pranë qytetit të Khiam, Zamir theksoi se ushtria do të vazhdojë të shfrytëzojë çdo mundësi për të dobësuar më tej Hezbollahun.
“Ne do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të shpërbërë më tej Hezbollahun dhe për të vazhduar ta dobësojmë atë,” u shpreh ai para ushtarëve në terren.
Ai shtoi gjithashtu se ushtria izraelite është në gatishmëri të plotë për një përshkallëzim të mundshëm me Iranin, nëse situata e sigurisë e kërkon një veprim të tillë.
“Ushtria është gjithashtu “në gatishmëri të lartë për të rifilluar një operacion të fortë” kundër Iranit, nëse është e nevojshme, për të “rritur arritjet tona dhe për të dobësuar më tej regjimin”, tha ai. /abcnews