Dy raste të vdekjeve të dyshuara hetohen në veri
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vdekjeve të dyshuara të regjistruara më 5 maj në komunat Leposaviq dhe Zveçan.
Sipas policisë, në Leposaviq, rreth orës 09:30, një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekja e viktimës, mashkull kosovar, është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, transmeton Zeri.info.
Një rast tjetër është raportuar në Zveçan rreth orës 11:00, ku pas njoftimit për një person pa shenja jete, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e një mashkulli kosovar. Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia bëjnë të ditur se hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtyre rasteve janë në zhvillim./Zëri