Tragjedia në Durrës, gjykata cakton arrest me burg për Nikoll Radaçin

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Nikoll Radaçin, autori i aksidentit fatal me pasojë vdekjen e dy fëmijëve dhe plagosjen e një tjetri dy ditë më parë në Durrës.

Radaçi mbërriti në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie.

I arrestuari nuk ka folur fare gjatë seancës gjyqësore, ndërsa gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij.