Dyshohet se kërcënoi zyrtarët në Ferizaj, arrestohet një person
Është arrestuar një i dyshuar, pasi kishte kanosur persona të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur dje (e hënë) në Ferizaj, rreth orës 15:30, sipas raportit 24-orësh.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkon në procedurë të rregullt.
“Rr. ‘Riza Matoshi’, Ferizaj / 04.05.2026 – 15:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte kanosur persona të cilët ishin në kryerje te detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri