Nafta shitet me çmim të njëjtë sikur dje
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme në Kosovë.
Sipas njoftimit të publikuar, nafta do të shitet për çmimin maksimal prej 1.69 euro për litër.
Ndërsa sa i përket lëndëve të tjera, benzina do të kushtojë 1.49 euro për litër, ndërsa gazi do të shitet për 0.84 euro për litër.
Këto çmime përbëjnë një rritje prej 1 cent për litër për benzinën, krahasuar me çmimet që ishin në fuqi të shtunën.