Vdes tragjikisht një punëtor në Gjakovë
Një rast i rëndë ka ndodhur të enjten, rreth orës 09:55, në fshatin Meqë të Gjakovës, ku një person ka vdekur.
Sipas hetimeve fillestare të Policisë, dyshohet se gjatë procesit të punës shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka rrëshqitur dhe si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor që ndodhej në afërsi ka mbetur i bllokuar nën kamion.
Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.
Krasniqi tha se në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante dhe është konstatuar se personi kishte vdekur.
“Lidhur me rastin po ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm nga Policia për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, theksoi ajo ndër të tjera. /Zëri