Osmani sqaron pse i vazhdoi takimet me qytetarët edhe pas mbarimit të mandatit

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe pas mbarimit të mandatit ka vazhduar vizitat e takimet me qytetarët.

Kjo nxiti reagime të shumta, duke u parë edhe si pjesë e “një fushate të parakohshme”, shkruan Zeri.info.

Mirëpo, Osmani sot përmes një videoje të publikuar në Facebook, ka thënë se vizitat e takimet me qytetarët kanë qenë gjithmonë në agjendën e saj.

Madje thotë se kjo gjë do të vazhdojë si pjesë e angazhimit të saj politik.

“Nga liderët botërorë, te qytetarët tanë në çdo pëllëmbë të vendit, nga shërbimet emergjente mjekësore tek ekipet e zjarrfikësve: kemi qenë dhe do të jemi bashkë kudo”, thekson ish-presidentja Osmani. /Zëri