FC Prishtina 01 fiton Kupën e Kosovës, mposht FC Liqenin
FC Prishtina ka arritur të fitojë Kupën e Kosovës në futsall duke e mposhtur FC Liqenin në ndeshjen e finale.
Ndeshja e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit përfundoi me rezultat 6-3.
Për Prishtinën 01 kjo është Kupa e katërt radhazi dhe e pesta në përgjithësi, duke konfirmuar dominimin në futsallin kosovar. /Zëri