Pas britanikëve, edhe ambasada e SHBA-së mohon se përkrahu Feride Rushitin si kandidate për presidente
Pas ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, edhe ajo e SHBA-së ka mohuar se ka përkrahuar kandidaturën e Feride Rushitit për presidente të vendit.
Pas dështoi zgjedhja e saj në mungesë të kuorumit dhe pas shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja, Rushiti së bashku me Kurtin mbajtëm një konferencë për media pas orës 24:00, në të cilën u tha se ajo kishte përkrahjen e ambasadave për kandidimin e saj.
Por, një gjë të tillë e kanë mohuar këto përfaqësi diplomatike.
Një zëdhënës i ambasadës amerikane për Insajderin deklaroi se SHBA-ja nuk ka kurrfarë roli në propozimin e kandidatëve dhe se është përgjegjësi e të besuarve të popullit që të zgjidhet çështja e të parit të shtetit.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë rol në propozimin e kandidatëve për procesin zgjedhor presidencial në Kosovë. Është përgjegjësi e Kuvendit dhe udhëheqësve politikë të zgjedhin presidentin“, u tha në përgjigjen e ambasadës amerikane.
Kurse, gjatë ditës, edhe ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka përgënjeshtruar pretendimin e shpaluar mbrëmë nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja e këtij subjekti për presidente të vendit, Feride Rushiti, se ishte ambasada britanike që e mbështeti kandidaturën e saj.