Drita triumfon ndaj Prishtinës, e forcon kreun
Drita e ka shënuar fitoren e radhës në Superligë.
Gjilanasit triumfuan minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Prishtinës, në kuadër të javës së 31-të të elitës së futbollit kosovar.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Blerim Krasniqi në minutën e 83-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, tani Drita shkon në kuotën e 60 pikëve në vendin e parë, tetë më shumë se Ballkani që luan nesër.
Në anën tjetër, Prishtina mbetet e katërta me 45 pikë gjithsej.