Aksident në Fier, vetura përplas për vdekje 65-vjeçarin që ngiste biçikletën

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur pak minuta më parë në Fier.

Mediat shqiptare raportojnë se automjeti është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën.

Ndërsa, automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre ambulanca, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.