5-vjeçarja në Pogradec rrëzohet nga karrigia në shtëpi, transportohet me urgjencë në spital
Një e mitur 5 vjeçe është rrëzuar nga karrigia në banesën e saj.
E mitura është dërguar menjëherë në spital nga familjarët. Pas ndihmës së parë mjekësore, 5-vjeçarja është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 28.04.2026, në Spitalin e Pogradecit, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një 5-vjeçare, banuese në Pogradec.
Sipas deklarimeve të familjarëve, vajza është rrëzuar aksidentalisht nga një karrige, në banesë. Pas ndihmës mjekësore në Spitalin e Pogradecit, ajo u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës”, njofton Policia. /vizionplus