Filmat më të rinj që vijnë në kinema dhe platforma, nga “Mandalorian” te Miranda Priestly

Një seri filmash të shumëpritur pritet të mbërrijnë këtë muaj në kinema dhe platformat online, duke sjellë rikthime ikonike dhe histori të reja nga Hollywoodi.

Ndër titujt më të spikatur është “Animal Farm”, adaptimi i ri i veprës së George Orwell, këtë herë si animacion me tone më satirike dhe një kast të njohur aktorësh, përfshirë Seth Rogen, Glenn Close dhe Woody Harrelson, shkruan BBC.

Një tjetër rikthim i madh është “The Devil Wears Prada 2”, ku Meryl Streep dhe Anne Hathaway kthehen në rolet e tyre ikonike në botën e modës, dy dekada pas filmit të parë.

Në universin “Star Wars”, vjen filmi i ri “The Mandalorian and Grogu”, me Pedro Pascal dhe Baby Yoda, duke sjellë aventurën e parë të kësaj historie në ekranin e madh pas vitit 2019.

Në mesin e premierave të tjera janë edhe komedia familjare “The Sheep Detectives”, drama muzikore “Two Pianos”, si dhe “Remarkably Bright Creatures”, një histori emocionale me narrator një oktapod.

Po ashtu, pritet edhe filmi koncertal i Billie Eilish në 3D, i bashkëdrejtuar nga James Cameron, si dhe filmi horror “Backrooms”, i bazuar në fenomenin viral të internetit.

Në listë përfshihen edhe produksionet e reja të Boots Riley, “I Love Boosters” dhe drama “The Salt Path”, e cila ka ngjallur debat pas publikimit të saj.

Ky muaj sjell një përzierje të madhe zhanresh, nga fantashkenca dhe animacioni, deri te drama dhe satira politike. /kultplus