Shtrenjtohen nafta dhe benzina në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit i ka publikuar çmimet e reja të derivateve në Kosovë.
Sipas MINTI-t, një litër naftë në Kosovë sot do të shitet 1.67 euro, 1 cent më shtrenjtë se dje.
Derisa benzina do të jetë për tre centë më e lartë se të martën, ose 1.47 euro.
Kurse gazi do të shitet për 85 centë një litër.