Lamine Yamal humbet dy ndeshjet e para të Kupës së Botës

Superylli i futbollit spanjoll, Lamine Yamal, thuhet se do të humbasë dy ndeshjet e para të Kupës së Botës 2026 me Kombëtaren e Spanjës.

Yamali u lëndua së fundmi në ndeshjen e Barcelonës kundër Celta Vigos, kur këputi një muskul në këmbë, dhe rezulton se dëmtimi është më serioz nga sa mendohej fillimisht.

Barcelona njoftoi se Yamal do të humbasë pjesën tjetër të sezonit, pra gjashtë ndeshjet e mbetura në La Liga, në të cilat ata as nuk do të kenë nevojë për të për të ruajtur avantazhin e madh ndaj Realit dhe për të fituar titullin e ligës.

Megjithatë, sipas gazetës Sport, Yamali nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet e para të Spanjës në Kupën e Botës 2026.

Yamali do të humbasë ndeshjet kundër Cape Verde dhe Arabisë Saudite, kundër të cilave La Roja është një favorite e madhe dhe nuk duhet të ketë problem të regjistrojë dy fitore në fillim të sezonit të tyre në “kulmin e botës”.

Barcelona beson se Yamali nuk duhet të nxitohet me rikuperimin e tij, dhe ekipi mjekësor i klubit katalunas po shpreh shqetësim për mundësinë e përsëritjes së dëmtimit nëse 18-vjeçari kthehet në fushë shumë shpejt.

Vlerësimet sugjerojnë se rikuperimi nga një tendosje në kofshë zgjat midis katër dhe gjashtë javësh. Sipas këtij afati kohor, Yamali mund të jetë gati për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve, kundër Uruguait, e planifikuar për 27 qershor. /telegrafi