Monarku britanik takon Trumpin, fjalë në Kongresin e SHBA-së

Dy shekuj e gjysmë pasi kolonitë amerikane shpallën pavarësinë nga Britania që udhëhiqej nga Mbreti George III, pasardhësi i tij, Mbreti Charles III, mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, në një kohë kur lidhjet transatlantike janë të tensionuara.

Monarku britanik dhe mbretëreshë Cmilla u pritën nga çifti presidencial Donald dhe Melania Trump, në ditën e parë të një vizite shtetërore katër ditore, e para që nga vizita e Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 2007.

Siguria është jashtëzakonisht e rreptë pas incidentit me të shtëna në Uashington në një aktivitet ku mori pjesë presidenti të shtunën.

Gjatë vizitës së tij mbreti pritet Kongresit Amerikan, ku do të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe mënyrën se si dy vendet mund të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Karli III në fjalimin e tij pritet t’u thotë ligjvënësve amerikanë se aleanca transatlantike është ndërtuar mbi një “bujari dhe një detyrë për të nxitur dhembshurinë, për të promovuar paqen, për të thelluar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të vlerësuar njerëzit e të gjitha besimeve dhe asnjë besimi”.

Vizita shtetërore, e kryer në emër të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, është një përpjekje për të forcuar marrëdhëniet, në një vit në të cilin SHBA po shënojnë 250-vjetorin e pavarësisë.

Një tjetër çështje që ka trazuar marëdhëniet mes dy vendeve ka qenë përfshirja e anëtarëve të familjes mbretërore, konkretisht ish princi Andreë, në krimet e Jeffrey Epstein.

Ka pasur thirrje që Mbreti dhe Mbretëresha të takohen me të mbijetuarit e pedofilit amerikan, por kjo nuk pritet të ndodhë për shkak të shqetësimeve për rrezikimin e proceseve ligjore. /abcnews